Ministrja e Mjedisit Fitore Pacolli ka njoftuar se sot ka nisur rrënimi i 6 objekteve pa leje në zonën rreth Liqenit të Ujmanit.
“Po vazhdojmë me rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese. Pas rrënimit të të gjitha ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, po i kthehemi Ujmanit. Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.





