LAJME

Presidentja Osmani uron Biden për ditëlindjen e 80-të: Faleminderit për angazhimin tuaj ndaj aleancës së hekurt mes vendeve tona

Presidentja Osmani uron Biden për ditëlindjen e 80-të: Faleminderit për angazhimin tuaj ndaj aleancës së hekurt mes vendeve tona
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2022, 15:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e SHBA-ve, Joe Biden për ditëlindjen e tij të 80-të.

Osmani në një postim në Twitter, ka falënderuar presidentin Biden për angazhimin e tij ndaj Kosovës.

“Urimet më të përzemërta për Presidenti Biden në ditëlindjen e tij të 80-të nga populli i Republikës së Kosovës!

Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur ndaj aleancës së hekurt midis vendeve tona dhe që qëndroni gjithmonë në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta. Gëzuar ditëlindjen, zoti President”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika