Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani i uroi ambasadorit Rudolph mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tij diplomatik në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit tonë.
Në këtë kontekst, presidentja Osmani theksoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleate e fuqishme e Kosovës dhe një mbështetëse e palëkundur në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.





