Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes.
Më 16 maj të vitit 1999, ai u lirua nga Burgu i Dubravës dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë më për fatin e tij.
“Janë 23 vjet pritjeje e ankthi për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë. Republika, liria dhe demokracia u bënë, porse fati i mendimtarit mbetet peng ende. Ai i qëndroi besnik idesë së Republikës, e liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve me dhunë të tjerë, të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.
Presidentja Osmani përkujton intelektualin Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Maqedonci: VV-ja i ka numrat për qeverinë e kryeparlamentarin – presidenti të jetë konsensual

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

