LAJME

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes më 19 shkurt

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes më 19 shkurt
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2026, 12:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e parë zyrtar të Bordit të Paqes që është planifikuar të mbahet më 19.02.2026, në Uashington.

Osmani sqaroi se në këtë takim ajo tha se “ka shtete që do ta konkretizojnë mbështetjen, ka shtete që e shprehin përkushtimin i cili më vonë konkretizohet”.

“Ne vërtet ndjehemi krenar që i jemi bashkuar presidentit Trump, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë në këtë organizatë ndërkombëtare, e cila themelimin e kishte në Davos kurse takimin e parë inaugurues e ka shumë shpejt në Uashington D.C., për çka unë do të udhëtojë atje për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës” – tha ajo në një intervistë për Kanal 10.

Presidenti i SHBA-së tha se mbledhja e 19 shkurtit, takimi i parë zyrtar i grupit, do të zhvillohet në ‘Institutin e Paqes Donald J. Trump’, të cilin Departamenti i Shtetit së fundmi e riemërtoi sipas presidentit.

“Do të bëjmë të ditur se vendet anëtare janë zotuar për më shumë se pesë miliardë dollarë për përpjekjet për rindërtim dhe ndihmë humanitare për Gazën, dhe janë të përkushtuara për të angazhuar mijëra trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për të garantuar sigurinë dhe paqen për banorët e Gazës”,- ka thënë Trump.

Reuters raportoi se pritet të marrin pjesë delegacione nga më shumë se 20 vende, përfshirë krerë shtetesh.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika