Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, të hënën në Petrinjë ka marrë pjesë në lamtumirën ceremoniale të kontingjentit të 37-të kroat në misionin e NATO-s, KFOR në Kosovë.
“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat, kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Por ne nuk ndërhyjmë në atë politikë siç edhe bëmë shumë vite më parë, kur e njohëm Kosovën”, citohet të ketë thënë Milanoviq.
Milanoviq ka vlerësuar se Kroacia nuk e bëri këtë “për të dëmtuar Serbinë”, por për ta “shpërblyer Kosovën për atë që ka kaluar”, ka njoftuar zyra e presidentit kroat.





