Presidenti i Republikës, nënvizoi nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin.
Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.
Këto biseda i zhvilloi në një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog, ku u takua ndër të tjera me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi Sh.T.Z. Jakov Milatoviç.