Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti sot në Tiranë ku u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Ai zhvilloi një tur në stadiumin “Air Albania” ku u njoh nga afër me kryeveprën e infrastrukturës sportive shqiptare dhe më pas u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.