Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të shkaktuar në gypin fi 300 mm nga firma “ Eskavatori’ do të paraqitet problem me furnizim të ujit të pijes në këto Lagje:
– Lagjja Bazhderhane
– Petrova
– Lagjja Nënë Tereza
Ekipet operative janë duke punuar në sanimin e këtijë defekti dhe me rastin e sanimit, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.
Gjithashtu, KRU”Hidroregjioni Jugor”, Njësia e Malishevës, ju njofton se sot nga ora 10:00 deri në ora 17:00 do të ketë ndërprerje të energjis elektrike sipas njoftimit të KEDS-it, për shkak të punimeve të planifikuara në tensionin e lartë, kjo ndërprerje do të vazhdoje për dy muaj me reduktime.
Si pasoj e kësajë do të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për të gjithë konsumatorët në Njësinë e Malishevës në përjashtim të atyre që furnizimi kryhet me gravitet.