Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim 76:92 (19:23, 22:21, 12:25, 23:23), në kuadër të xhiros së 22-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.Çereku i parë ishte i baraspeshuar, derisa mysafirët e përfunduan në të mirë të tyre 19:23.
Në periodën e dytë, prizrenasit kishin epërsi deri në 12 pikë, 29:41, por me kalimin e minutave, vendasit hyn në një seri të suksesshme dhe pjesa e parë përfundon 41:44.
Dallimi i madh u bë në periodën e tretë. Mysafirët kishin epërsi deri në 16 pikë, duke u treguar më të mirë në mbrojtje dhe në sulm, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:69. Therandasit ngushtuan shifrat në 60:69, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Ponte Prizreni fitoi 76:92.





