LAJME

Totaj: Punimet në QMF-në e lagjes “Lakuriq” po vijojnë me intensitet të lartë

Totaj: Punimet në QMF-në e lagjes “Lakuriq” po vijojnë me intensitet të lartë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2026, 09:45

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Lakuriq”, po vijojnë me intensitet të lartë.

Sipas tij, në kuadër të investimit është bërë ndërrimi dhe izolimi i kulmit, po vendosen dyer e dritare të reja, është realizuar izolimi i mureve dhe fasadimi, ndërsa janë ndërruar edhe pjesët e makinerisë së ngrohjes qendrore për funksionim më stabil.

Ai thekson se aktualisht po punohet edhe në përmirësimin e ndriçimit të qendrës, me synim krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika