Politikani nga Prizreni, Nue Oroshi, është porpozuar përsëri, për herën e tretë, nga CDU e qytetit të Kielit si kandidat direkt në Asamblenë e qytetit të Kielit për zgjedhjet e 14 Majit 2023 në zonën elektorale në Mettenhof Ost, kështu ka bërë të ditur vetë politikani mbrëmë përmes një postimi në Facebook.
˝CDU sot në qytetin e Kielit e mbajti kuvendin me anëtarësi të gjërë për kandidimin e 25 kandidatëve në gjithë qytetin për zgjedhjet e 14 Majit 2023.Edhe pse në një konkurencë të madhe prap u propozova për herën e tretë si kandidat direkt në zonën elektorale në Mettenhof Ost.
Kjo zonë elektorale në Mettenhof ka rreth 20.000 banorë. Të kandidosh për herën e tretë radhazi dhë të fitosh besimin e partisë më të madhe gjermane është një privilegj që vërtetë duhët bërë një angazhim të madh që në këtë zonë elektorale në Mettenhof Ost, në Kiel ta fitoj direkt. Qyteti i Kielit i ka 250000 banorë dhe ka gjithsejt 25 zona elektorale ku në secilën zonë elektorale CDU paraqët nga një kandidat të vetin.
Politika është një art i vështirë, por duhet pasur edhe rezonim të fortë politik me mbajtë për tri herë radhazi zonën elektorale.Sido që të jetë në muajit në vijim do ta përgatis një fushatë elektorale të fortë që t´iu bëj një konkurencë partive tjera në zonën time elektorale më numrin 10 në Mettenhof-Kiel.˝, ka shkruar Oroshi./TVPrizreni/