Sot, rreth orës 18:00, dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Shirokë të Suharekës.
Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, ka bërë të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
Për rastin tragjik ka folur edhe zyrtari për informim në Prizren, Vesel Gashi ku ka bërë të ditur se njëri nga ta është 31-vjeçar dhe tjetri 20-vjeçar.
“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka bërë të ditur rreshteri Gashi.