LAJME

Politikani gjerman: Të shtensionohet situata dhe të ruhet liria e mediave në Kosovë

Politikani gjerman: Të shtensionohet situata dhe të ruhet liria e mediave në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2023, 15:45

Politikani gjerman, Peter Beyer, ka bërë një reagim përmbledhës për situatat e krijuara në Kosovë.

Ish-raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës thotë se duhet një shtensionim i menjëhershëm në Kosovë.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe lirinë e mediave dhe të shprehjes, duke thënë se ato duhet të ruhen pa kushte.

“Situata në Kosovë vazhdon të eskaloj dhe mbetet e paqartë. Tani na duhet një shtensionim i menjëhershëm. Liria e shtypit, medias dhe liria e shprehjes duhet të ruhen pa kushte, ashtu si përkrahja e NATO-s, duke ofruar siguri dhe stailitet”, ka shkruar Beyer.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika