VENDI

Politikanët e Luginës së Preshevës: Faleminderit Kosovë për ndarjen e dy milionë eurove

Politikanët e Luginës së Preshevës: Faleminderit Kosovë për ndarjen e dy milionë eurove
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2021, 11:08

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten buxhetin për vitin 2022, ndërsa në kuadër të këtij buxheti ka ndarë dy milionë euro për Luginën e Preshevës.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është mirëpritur nga politikanët politikë në Luginë.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën.

“Lajm shumë i mirë njoftimi i Kryeministrit i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo në Twitter.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika