Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit “ROADPOL 2026” (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 4 deri më 10 Maj të këtij viti, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.
Në fokus të aktiviteteve, policia ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve (kamionë dhe autobusë).





