LAJME

Policia sërish gjobit pjesëmarrësit e garave me vetura në Prizren

Policia sërish gjobit pjesëmarrësit e garave me vetura në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2023, 12:52

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka gjobitur pjesëmarrësit e një gare shpejtësie.

Kjo e fundit thuhet të jetë organizuar në Prizren, ndërsa në të kanë qenë pjesëmarrës rreth 200-250 persona me 100 vetura.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 gjatë patrullimit afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, në parkingun e një pompë të derivateve, policia ka has rreth 100 automjete me 200 deri 250 pjesëmarrës që dyshohej se ishin mbledhë për gara të shpejtësisë, Patrullat policore kanë reaguar duke i shpërndarë pjesëmarrësit dhe disa kundërvajtësve iu janë shqiptuar gjoba, gjithsej 7 gjoba janë dhënë për ngasësit e automjeteve”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika