LAJME

Policia sekuestron dy armë dhe 82 fishkë në fshatin Korishë të Prizrenit

Policia sekuestron dy armë dhe 82 fishkë në fshatin Korishë të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2025, 13:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, më datën 13.10.2025 në Stacionin Policor Prizren-Veri, është paraqitur një qytetar i cili ka raportuar një rast shqetësues.

Sipas deklaratës së ankuesit, ai kishte vërejtur një person të dyshuar duke nxjerrë një armë të gjatë nga automjeti i tij.

“Ankuesi ka shprehur frikë për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme me të dyshuarin lidhur me një pronë kontestuese. Me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është kryer kontroll (bastisje) në banesën e të dyshuarit në fshatin Korishë të Prizrenit, në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare”, njofton Policia.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale:

  • Një pushkë gjahu një tyëshe,
  • Një pushkë ajrore,
  • Tetëdhjetë e dy (82) fishekë gjahu.

“Të gjitha armët e gjetura rezultojnë të jenë me leje valide të lëshuara nga organet kompetente. I dyshuari ka pranuar se më 12.10.2025 e kishte nxjerrë armën nga automjeti me qëllim ta dërgonte për riparim. Prokurori i Shtetit është njoftuar sërish për veprimet e ndërmarra. Sipas vendimit të tij, armët e gjetura do të sekuestrohen përkohësisht për shkaqe sigurie, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim”, thuhet në njoftim.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika