LAJME

Policia sekuestron armë në një vilë në Brezovicë, i dyshuari në kërkim

Policia sekuestron armë në një vilë në Brezovicë, i dyshuari në kërkim
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2025, 19:53

Njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve të stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, ka zhvilluar një aksion policor më 22 shtator 2025 në fshatin Brezovicë, komuna e Shtërpcës, pas dyshimeve për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Gjatë kontrollit në një vilë në Brezovicë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy pushkë ajrore, pesë karikatorë për pushkë automatike si dhe 21 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa është iniciuar procedura penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

I dyshuari nuk është gjetur në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit dhe aktualisht mbetet në kërkim nga policia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika