Policia e Kosovës kanë publikuar pamje nga shpëtimi i tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin ‘Morava’ pas një vetaksidenti.
PK-ja ka njoftuar e vdekur ka mbetur pasagjerja, e cila ishte shtetase e Shqipërisë.
“Me 24 qershor 2021 në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës (PK) në Gjilan, ishte informu për një vetaksident ku një veturë me katër persona kishte ra në lumin “Morava”në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan. Në përpjekje për ti shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e “Moravës së Binçës” policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur , nga automjeti i përmbysur në këtë lumë”, thuhet në komunikatën e PK-së.






