PRIZRENI ME RAJON

Policia publikon fotografinë e një të dyshuari për mashtrim, kërkon ndihmë për ta gjetur

Policia publikon fotografinë e një të dyshuari për mashtrim, kërkon ndihmë për ta gjetur
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2024, 17:56

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren  -Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Personi i panjohur NN

Personi kërkohet , për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren .

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

 

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika