- Reklama -

Policia parandalon garat e shpejtësisë në Prizren, 6 drejtues gjobiten me nga 150 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 5 nëntor, rreth orës 21:50, ka marrë informacione për një grumbullim të dyshimtë të automjeteve në parkingun e një pike karburanti në dalje të autostradës Prizren Veri.

Policia bën të ditur se ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të parandaluar organizimin e garave ilegale të shpejtësisë.

- Reklama -

Sipas njoftimit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) ka ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje dhe ka ndërmarrë këto veprime:

– Janë shoqëruar 6 drejtues automjetesh së bashku me veturat e tyre në Stacionin Policor.

– Secilit prej tyre i është shqiptuar një gjobë prej 150 eurosh dhe ndalim i drejtimit të mjetit për një periudhë prej 1 muaji, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

– Patrullat e autostradës dhe të Stacionit Policor Prizren Veri kanë vazhduar patrullimin në zonë për të parandaluar çdo tentim të organizimit të garave dhe për të garantuar sigurinë në komunikacion.

Policia e Kosovës thekson tutje se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke reaguar me efikasitet ndaj çdo veprimtarie që rrezikon jetën e qytetarëve dhe sigurinë rrugore.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort