Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës, ku u bë e ditur se për një vit janë shqiptuar 30 mijë gjoba, në marrjen e masave dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovë për masat kundër pandemisë COVID-19.
Më tej, policia bëri të diut se gjatë vitit 2021 janë shtuar edhe patrullimi me njësinë e biçikletave, teksa u tha se me përkrahjen e OBSE-së dhe komunës së Prizrenit është bërë edhe realizimi i kamerave në fshatin Novakë të kësaj komune.
“Ndërsa sa i përket veprave penale u theksua së zbulueshmëria e veprave arrin shkallën në 80% të zbulueshmërisë, sidomos rastet e grabitjeve. Gjatë vitit 2021 në Prizren ka pasur vetëm një rast të vrasjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.





