Gjatë ditës së djeshme, duke u bazuar në vendimet e Qeverise për masat mbrojtëse kundër COVID-19, Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektorët Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave kundër COVID-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 133 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa, janë kontrolluar gjithsej 56 lokale dhe janë shqiptuar 4 fletëparaqitje dhe 1 vërejtje për biznese në Prizren, ndërsa në Suharekë policia dhe inspektoret kanë shqiptuar 3 fletëparaqitje dhe 1 vërejtje për bizneset”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit, në pasqyrimin e aktiviteteve të tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 127 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.






