Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media të publikuar ka njoftuar se gjate muajit gusht 2022, patrullat policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren, kanë kryer aktivitete të shumta më qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për qytetar. Siguria në trafik, patrullimi me “automjetin Inteligjent”
Përveç aktiviteteve tjera gjatë muajit gusht, patrullat policore të kësaj njësie kanë patrulluar edhe me “automjetin inteligjent”.
Duke patrulluar me “automjetin inteligjent” kane ndërmarr disa aktivitete për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe me qellim të vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafik.





