LAJME

Policia në Prizren arreston një person pasi goditi bashkëshorten shtatzënë në spital

Policia në Prizren arreston një person pasi goditi bashkëshorten shtatzënë në spital
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shkurt 2023, 08:39

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shtunën mbrëma nën dyshimin se në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren ka sulmuar bashkëshorten e tij shtatzënë.

I dyshuari është dërguar më mbajtje.

“Prizren 11.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika