Njësitë e Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale në Mitrovicën e Veriut kanë zhvilluar një operacion policor me qëllim asistimin e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës (AKKVP), ku gjatë veprimeve në terren kanë hasur në pajisje të ndryshme të dyshimta, përfshirë armë dhe municion.
Operacioni është zhvilluar në rrugën “Lola Ribar” në një banesë të uzurpuar dhe të mbyllur, ku nuk banonte askush. Gjatë kontrollit në këtë lokacion, Policia ka sekuestruar: 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm, Municion për pushkë ajrore, Një optik për armë të gjatë, Një kuti për mbushje të municionit, Një fotrollë për pistoletë, Dy gaz-maska, Dy video-kamera dhe një video-kasetë, Dokumente të ndryshme, Një foto-aparat, Një lexues DVD, Një vulë të rrumbullakët.





