Dje Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren, së bashku me patrullën e Stacionit Policor Prizren- Veri, kanë punuar në parandalimi i garave të shpejtësisë.
Gjatë patrullimit, afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te parkingjet përreth bizneseve, Policia ka hasur një numër të automjeteve, ku disa nga to kanë shkaktuar kundërvajtje të ndryshme.
Patrullat kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.





