Në pasditen e 18 prillit në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren, dy persona në gjendje të dehur janë kapur duke u rrahur mes vete.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Policia ka intervenuar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, duke i shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuarit: A.K., rreth 55-vjeç dhe A.P., rreth 34-vjeç – të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Sipas informacioneve të para, përleshja fizike dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të çastit, e nxitur nga ndikimi i alkoolit. Të dy të përfshirët kanë pranuar përfshirjen në incidentin e ndodhur.





