Zyra për informim publik e DRP në Prizren, përmes një komunikate për media, bënë të ditur se, gjatë kontrollit në 32 lokale në Prizren, ka hasur në dokumenta të parregullta të leje qëndrimit, në këto lokale, duke gjetur dhe ndaluar 23 punëtore-valltare nga Republika e Shqipërisë, të cilat i janë dorëzuar Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, thuhet në këtë njoftim raporton TV Prizreni
Në zbatim te masave dhe realizim të planeve operative, një aktivitet i shtuar për fundjavë ishte edhe në fushën dhe mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor, për këtë Policia gjeti parregullsi dhe shqiptoi 589 kundërvajtje për drejtuesit e automjeteve në komunikacion.
Përgjatë aktiviteteve në këtë fundjavë Policia në Prizren ka kryer kontrolle dhe ka ndaluar 3 persona të cilët kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prizren, të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, për fajde, organizimin e skemave piramidale dhe dhunë në familje.Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit.
Aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi duke synuar në parandalim dhe respektim të masave ‘Covid 19’ dhe Policia rajonale në Prizren do të jetë e gatshme t’i zbatojë plotësisht vendimet e Qeverisë duke punuar gjithnjë për sigurinë e qytetarëve./tvprizreni.net/