Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpitë e dy personave në Prizren, të cilët dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Siç mëson Sinjali, kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse është kryer në orët e mbrëmjes, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren.
Njësitë policore që kanë zbarkuar në dy lokacione, nuk kanë gjetur të dyshuarit në shtëpi, megjithëse kanë konfiskuar drogë e pajisje për përpunimin e narkotikëve.





