Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 29 patentë shoferë në 24 orët e fundit për shkak të shkeljeve të rënda në trafik.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 29 patentë shoferë në 24 orët e fundit për shkak të shkeljeve të rënda në trafik.
Në një komunikatë për media është bërë e ditur se sipas planifikimeve ka pasur patrullime parandaluese, por si zakonisht janë realizuar edhe pika të kontrollit për automjete, ku në nivel vendi janë realizuar 496 pika kontrolli, sipas detyrave që dalin nga urdhri operativ për shtim të masave të sigurisë në trafik.
“Gjatë 24-orëshit të fundit nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete me qëllim që të parandalohen e edhe të ndëshkohen ata që nuk kanë përfillur rregullat në trafik, ku mund të veçojmë se për shkelje më të rënda policia ka konfiskuar 29 patentë shoferë drejtuesve të automjeteve. Policia e Kosovës nuk ka qëllim të vetëm ndëshkimin por parandalimin e shkeljeve të rregullave të trafikut, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik, andaj apelon te pjesëmarrësit në trafik që të respektohen rregullat për një siguri edhe më të madhe”, thuhet në njoftim.
Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]
© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.
© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.