LAJME

Policia konfirmon plagosjen në tregun e kafshëve në Prizren

Policia konfirmon plagosjen në tregun e kafshëve në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2023, 08:36

Si pasojë e një mosmarrëveshje në tregun e kafshëve në Prizren, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një konflikt ku janë përdorur dhe armë zjarri.

Policia në Prizren tashmë ka konfirmuar rastin ku bëhet e ditur se si pasojë e kësaj mosmarrëveshje 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granata dore. Po ashtu njoftohet se të gjithë te lënduarit janë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Në vendngjarje kanë dalur hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre të dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika