LAJME

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë në Prizren

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2024, 19:53

Policia e Kosovës po  kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe vjedhje të rëndë në tentativë.

Vjedhja, sipas Policisë, është kryer më 28.02.2024 në rrugën “William Walker” në Prizren.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përkatësisht Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, thotë se publikimi e fotografive të personave të kërkuar dhe shënimet e tyre janë bërë me autorizim të Prokurorisë së Prizrenit.

Tutje, Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren, E-mail adresa: info@kosovopolice.com”- thuhet në njoftimin e datës 26.11.2024.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika