LAJME

Policia jep detaje për rrahjen brutale në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka të arrestuar

Policia jep detaje për rrahjen brutale në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka të arrestuar
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Janar 2021, 06:50

Katër persona janë arrestuar nga policia pas një përleshje që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Front Online.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Ai tha se përleshja ka filluar si pasojë e një aksidenti që kishte ndoshur në fashatin Pestovë.

“Nga informacionet e para raportohet se si pasojë e një aksident i ndodhur rreth ores 21:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Pestovë, personat e përfshirë në aksident ishin përfshi në rrahje ndërmjet veti, Policia kanë reaguar me urgjencë ndërkohë që katër persona jane arrestuar.Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Zahiti./FrontOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika