Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, janë duke bastisur dy kompani të call center në lagjen Pejton në Prishtinë.Para dy objekteve ku janë duke u bërë bastisjet, janë të vendsur zyrtarët policor të cilët kanë bllokuar hyrjet në këto objekte.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KALLXO.com se operacioni policor ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.
Kelani ka shtuar se operacioni është duke u kryer në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt.“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, tha ai për KALLXO.comKelani tha tutje se pas përfundimit të operacionit do të jepen informcione shtesë.
Policia jep detaje për aksionin në Pejton, dyshohet për veprimtari mashtrimi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

