VENDI

Policia gjobiti edhe një polic

Policia gjobiti edhe një polic
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2021, 08:08

Policia e Kosovës ka gjobitur edhe një polic për arsye se nuk i është përmbajtur rregullave të trafikut.Ka disa ditë që PK-ja po shqipton gjoba duke iu referuar fotografive të dërguar nga qytetarët, kur bëhet ndonjë kundërvajtje në trafik.

“Automjeti që shihni në këtë foto është i Policisë së Kosovës, ndërsa pas pranimit të informacioneve relevente është identifikuar shoferi i tij dhe Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij punonjësi policor. Kerkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarë policor apo të tjerë të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika