VENDI

Policia gjobit afër tre mijë qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit

Policia gjobit afër tre mijë qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shtator 2021, 11:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2972 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1554 tiketa trafiku.

Ndërkohë, është bërë e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika