Armë automatike e municion, janë gjetur më 14.06.2024 nga policia brenda një pusete të kanalizimit në Mitrovicën e Veriut.
Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar rreth orës 15:00 në rrugën “Kollashini”.
Sipas njoftimit të policisë, brenda një pusete kanalizimi e cila gjendej pas një ndërtese janë gjetur tri armë automatike të tipit kallashnikov, dy karikatorë me nga 30 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, dy karikatorë të tjerë të zbrazët, 11 fishekë të gjatë, një këllëf të pistoletës dhe një çantë ushtarake.
Me këtë rast u mor njësia rajonale e hetimeve ndërsa në bazë të njoftimit deri tani nuk ka ndonjë person të arrestuar.
Rasti po vazhdon ende të hetohet edhe më tutje ndërsa është iniciuar procedura armëmbajtje pa leje.