Policia dhe Dogana e Kosovës pas kontrollit në një objekt afarist në Gjilan kanë hasur në mallra të kontrabanduara.Gjatë kësaj kontrolle, janë gjetur pjesë të ndryshme të automjeteve, të gjitha prodhime serbe e të cilat nuk kanë pasur dokumente përkatëse, dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.
Policia gjen pjesë të veturave me prodhime serbe, në një objekt në Gjilan

Komunikata:Zbulohet edhe një rast i kundërvajtjes doganore
Prishtinë më 4 Shkurt 2025Policia e Kosovës, respektivisht njësia e taskforcës e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës si rezultat i zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara me datë 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.
Gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjese të ndryshme të automjeteve) të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, lidhur me rastin mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

E rrëzoi dy herë në raundin e parë, por Joshua kthehet dhe e nokauton Prengën në raundin e dytë

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023

