LAJME

Policia gjen një person të raportuar si i zhdukur në Prizren

Policia gjen një person të raportuar si i zhdukur në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Janar 2026, 14:45

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se ka gjetur Riza Thaqin, i cili është raportuar si i zhdukur në Prizren.

Sipas njoftimit, gjetja e tij erdhi pas bashkëpunimit të qytetarëve.

“Me datë 25.12.2025, familjarët e tij e raportuan si të zhdukur që nga 23.12.2025. Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prizren, pas pranimit të informatës, ndërmorën menjëherë veprime të vazhdueshme në terren për ditë të tëra, por pa rezultat” – thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se pas publikimit të fotografive të tij, me informacionet e ofruara nga qytetarët, u lokalizua vendndodhja e Thaqit.

Riza Thaqi, sipas Policisë pasi që u gjet iu dorëzua familjarëve.

Policia Rajonale e Prizrenit ka falënderuar qytetarët për ndihmën dhe informatat lidhur me këtë rast.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika