LAJME

Policia e Kosovës tregon forcën e vet

Policia e Kosovës tregon forcën e vet
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2021, 21:04

Në kampin ‘Vrella’ në Sllatinë, është realizuar një ushtrim fushor nga njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës.

Ushtrim ky i bashkërenduar dhe koordinuar edhe me zyrtarë të KFOR-it, e i cili u përcoll nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti dhe stafi i lartë menaxheues. Në këtë ushtrim fushor morën pjesë njësite të ndryshme policore, si: Njësitet Speciale Operative (NJSO), Njësitë për Trajtimin e Materieve Shpërthyese (IEDD), Njësiti me Qenë (K9), kadetë policor, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore (DSHSH) etj.

Qëllimi i ushtrimit ishte:

Testimi dhe prezantimi i kapaciteteve të Njësisë Speciale Operative (NJSO), në përkrahje të lehtë nga IEDD, Njësia K9 dhe DSHSH.

Prezantimi i nivelit të përgatitjes, pajisjeve dhe metodave për menaxhimin e situatave të mundshme si incidente kritike në teren.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika