LAJME

Policia e Kosovës shkatërron sot të gjitha armët ilegale që i ka konfiskuar

Policia e Kosovës shkatërron sot të gjitha armët ilegale që i ka konfiskuar
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2023, 09:41

Policia e Kosovës sot do të shkatërrojë të gjitha armët ilegale që janë konfiskuar, e që për to kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.

Organizimi për shkatërrimin e tyre do të fillojë nga ora 10:00, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Prelez.

Siç është bërë e ditur në njoftim, në baza vjetore, Policia e Republikës së Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme, municion të kalibrave të ndryshëm si dhe mjete të ndryshme plasëse, duke përfshirë edhe eksplozivët artizanalë.

Me vendim të gjykatës, është lejuar shkatërrimi i armëve të llojeve të ndryshme të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar pati deklaruar se janë 250 mijë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika