Policia e Kosovës i është bashkuar aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, përmes një aksioni humanitar të organizuar sot në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Aktiviteti u realizua me iniciativën e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës.





