Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme të mërkurën në Prishtinë, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit me plot aktivitete

Në aktivitetet e parapara, të cilat kanë filluar të mërkurën dhe do të vazhdojnë deri në ceremoninë kryesore e cila mbahet ml 6 shtator, përveç personaliteteve të larta shtetërore, po marrin pjesë edhe menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete nga Kosova, rajoni dhe me gjerë.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” janë prezantuar disa pajisje elektronike, si dronë e bllokues të frekuencave.
Më herët të mërkurën u mbajtën aktivitetet sportive e parada në sheshet e kryeqytetit bashkë me fëmijët./koha.net/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Java “Ta Pastrojmë Kosovën”, pastrohet dhe transformohet me gjelbërim e elemente rekreative fshati Novosellë i Prizrenit

“Më pak makina, më shumë hapa” – EC Ma Ndryshe dhe nxënësit e shkollës “Emin Duraku” shënuan Ditën Ndërkombëtare pa Makina

Abdixhiku pret ambasadorin britanik, diskutojnë për zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneve

