Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka sekuestruar armë dhe fishekë në disa lokacione në Obiliq, Graqanicë dhe Lipjan.Policia ka arritur të sekuestrojë dy pistoleta, dy pushka të gjuetisë dhe 12 fishekë.Rastet sipas raportit të policisë:
Policia e Kosovës sekuestron armë dhe fishekë në disa lokacione

• Fsh. Mazgit, Obiliq, 22.06.2021-15:50. Gjatë kontrollimit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me 6 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurort pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.• Graqanicë, 22.06.2021-17:30. Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt.• Resinovc, Lipjan, 22.06.2021-15:45. Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar, një pushkë gjuetie. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

