Në kuadër të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe e Udhëhequr nga Inteligjenca”, Stacioni Policor në Prizren, nën udhëheqjen e Rreshterit Nexhat Morina, organizoi ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në rajonin e Prizrenit për masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit.
Policia e Kosovës organizon ligjërata vetëdijesuese për nxënësit e shkollave në Prizren

Gjatë aktivitetit, i mbajtur sot mes të tjerash në SHFMU “Pllanjane” në Pllanjanë, u shpërndanë broshura me titullin “Mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e lojërave online”.
Nxënësit dhe psikologët e shkollave morën pjesë aktivisht, ndërsa Policia tha se interesa për temat e trajtuara ishte i lartë. Sipas njoftimit nga policia, aktivitetet do të vazhdojnë në shkolla të tjera të rajonit të Prizrenit për përfshirje më të gjerë të nxënësve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

