LAJME

Policia e Kosovës jep detaje pas arrestimit të të dyshuarit për rrëmbimin e 6-vjeçares në Spanjë

Policia e Kosovës jep detaje pas arrestimit të të dyshuarit për rrëmbimin e 6-vjeçares në Spanjë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Qershor 2026, 15:48

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, ka realizuar me sukses një operacion policor që ka çuar në arrestimin e një shtetasi gjerman të kërkuar nga INTERPOL-i për veprën penale “rrëmbim i fëmijës”.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet A.M.L. (1989), për të cilin autoritetet spanjolle kishin njoftuar se dyshohej se kishte rrëmbyer një fëmijë gjashtëvjeçar dhe ndodhej në Kosovë.

“Operacioni rezultoi i suksesshëm, më 24.06.2026 i dyshuar se bashku me fëmijën e rrëmbyer, u lokalizua në një lokacion në Fushe Kosove ku edhe u arrestua. Pas arrestimit me urdhër të prokurorit e kujdestar, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, kurse fëmija është trajtuar në bazë të procedurave ligjore dhe i është ofruar strehim i sigurt”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se, pas bashkëpunimit me Qendrën për Punë Sociale dhe autoritetet spanjolle, më 25 qershor fëmija iu kthye në mënyrë të sigurt nënës së tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika