- Reklama -

Policia e Kosovës arreston dy persona për vjedhje të rëndë, vodhën makina për prodhimin e kriptovalutave

Policia e KosovësPolicia e Kosovës ka arrestuar dy persona që dyshohen për vjedhje të rëndë.Përmes një komunikate për media, PK konfirmoi se të dyshuarit vodhën makina për prodhimin e kriptovalutave, përcjell GazetaBlic.Më poshtë edhe postimi i plotë.

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë
Prishtinë, 07 korrik 2021 Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, dje kanë arrestuar dy persona lidhur me vjedhjen e pajisjeve të teknologjisë informative në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës.
Rasti është denoncuar në polici më datë 06.07.2021 nga ana e ankuesit ku sipas tij dyshohej që më datë 05.07.2021, ishin vjedhur pajisje të teknologjisë në vlerë dhjetëra mijëra euro.
Policia menjëherë pas denoncimit, kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.
Progresi i hetimit të rastit pati për rrjedhoje organizimin e një operacioni bastisjeje në dy lokacione të ndryshme si dhe ndalimin e një automjeti të dyshuar që rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve si dhe sekuestrimin e gjësendeve që dyshohet të jenë vjedhur në rastin në fjalë.
Ndërkohë që të dyshuarit janë arrestuar, me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, duke u proceduar më tutje në fazat e mëtejme të hetimit të këtij rasti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

MI jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata...

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e...

Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci

Autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort