LAJME

Policia e Kosovës aksion edhe sot në veri, lidhet me sulmin terrorist në Banjskë

Policia e Kosovës aksion edhe sot në veri, lidhet me sulmin terrorist në Banjskë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2023, 08:54

Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në veri të vendit, në disa lokacione.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, bastisjet kanë të bëjnë me sulmin terrorist në Banjskë.

Elshani ka thënë se do të japë më shumë informacione për këto veprime të Policisë pasi të ketë përfunduar aksioni.

Ai gjithashtu ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar.

Siç raporton KoSSev, një nga veprimet zhvillohet në afërsi të “Tre Soliterave”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika